Historia e Letërsisë në Minoritetin Etnik Grek
Monografi
Κυκλοφορεί
ISBN: 978-960-652-110-2
1η έκδ. || Κριτική / Σχόλια || Νέα
Γλώσσα: Αλβανική
€ 25.00 (περ. ΦΠΑ 6%)
Βιβλίο, Χαρτόδετο
16 x 24 εκ., 28 σελ.
Περιγραφή

Μonografia për historinë e letërsisë në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri përbën një angazhim shumëvjeçar kërkimor dhe studimor. Krahas përpjekjes për strukturimin e historisë së saj, monografia synon t’u japë përgjigje problemeve të rrafshit teorik dhe fenomenëve letrare konkrete në lidhje me të.

Në lidhje me pjesën e parë studimi kërkon të arrijë qëllimin duke depërtuar në thellësi, deri në zanafillën e fenomeneve le­traro-kulturore të trevës më të gjërë ku bën pjesë ky minoritet, ose me terminologjinë e re juridike Pakicë Kombëtare[1]. Thellësia kohore në trajtimin e këtyre fenomeneve angazhohet njëkohësiht me kapërcimin e ngushtësisë territorialo-gjeografike, si një nga dimensionet dimesionët kryesore të vlerave të përgjithshme të kësaj letërsie, e parë si pjesë e kulturës në kuptimin më të për­gjithshëm. Niset nga mjedisi-natyra e kësaj hapësire, marrë­dhë­niet që vendos me të njeriu që banon e jeton në të, për të arritur te produkti kulturor-letrar tradicional apo të kultivuar. Rrjedhi­misht, në planin teorik monografia merr përsipër barren e një sprove për të ecur në një terren të virgjër ose pak të trajtuar.

Për të arritur rezultate sa më të qenësishme, krahas vështi­rësive të karakterit objektiv teorik, u desh të kapërcëhen dhe me­ntalitete e gjykime tradicionale, konkluzione me devizë ideolo­gji­ke, politike apo nacionaliste, që kanë mbrujtur në mënyrë të qën­drueshme deri në tabu, opinionin më të gjërë.


[1] Neni 3 i ligjit, nr. 96/2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë.


Add: 2022-11-12 10:50:26 - Upd: 2022-11-12 10:50:26